Dardan Molliqaj: Albin Kurti e pranoi Serbinë si hisedare në Kosovë, disfata e tij shpjegohet në 3 pika

Aktuale

Dardan Molliqaj: Albin Kurti e pranoi Serbinë si hisedare në Kosovë, disfata e tij shpjegohet në 3 pika

Nga: P.R Më: 29 shtator 2021 Në ora: 20:33
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Ish bashkëpunëtori i Albin Kurtit, tani kryetar i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj përmes një postimi në facebook ka reaguar pas takimit të sotëm në Bruskel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Molliqajt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dorëzuar, dhe e ka pranuar Serbinë si hisedare në Kosovë.

“Edhe Qeveria Kurti e pranon Serbinë si hisedare në Kosovë, duke negociuar me të për çështje të brendshme të Kosovës (për veriun e vendit);”, ka shkruar ndër tjerash Molliqaj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

DISFATA E QEVERISË KURTI

Kurti sot u dorëzua. Disfata e tij mund të shpjegohet në 3 pika:

1. Edhe Qeveria Kurti e pranon Serbinë si hisedare në Kosovë, duke negociuar me të për çështje të brendshme të Kosovës (për veriun e vendit);

2. Qeveria Kurti legjitimoi strukturat paralele në veri dhe konfirmoi heqjen dorë të Kosovës nga sovraniteti jonë shtetëror atje. Kjo duke lejuar përdorimin e tabelave KM (Kosovska Mitrovica), për të cilat Besnik Bislimi tha shprehimisht që do të konfiskohen “vetëm nëse kalojnë në jug” por jo edhe në veri. Pra ja ku filloi, edhe nga Qeveria Kurti, trajtimi i veriut si zonë e veçantë nga gjithë pjesa tjetër e Kosovës. Si zonë ku strukturat paralele e kanë kontrollin. Si zonë ku Qeveria e Kosovës as që ka pretendim ta shtrijë sovranitetin.

3. Dorëzimi i sovranitetit tek KFOR-i, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është kthim mbrapa në aspektin e shtetësisë. Baza juridike e KFOR-it në Kosovë është Rezoluta 1244, që Kosovën e sheh si pjesë të Serbisë. Delegimi formal nga Qeveria i sovranitetit tek KFOR-i, nënkupton legjitimim të rezolutës 1244. Prandaj me këtë pajtohet Serbia pa problem. Mos të harrojmë që kryeministri Kurti, gjatë qeverisë së parë, e kishte dërguar në prokurori marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës me NATO-n për mosdërgim të forcave të Kosovës në veri të vendit. Sot Kurti e afirmoi këtë marrëveshje. Duke pranuar t’ia heq Policisë së Kosovës të drejtën për të qëndruar atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat