Bytyçi: Të dekorosh Rexhep Qosen, është si të nderosh Dobrica Qosiq, ky është synimi i tyre

Aktuale

Bytyçi: Të dekorosh Rexhep Qosen, është si të nderosh Dobrica Qosiq, ky është synimi i tyre

Nga: P.R Më: 1 tetor 2021 Në ora: 19:36
Bashkë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një ceremoni të organizuar Rama i akordoi Qosjes “Yllin e Mirënjohjes Publike”.

Kryeministri o Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ditë më parë ka dekoruar në Prishtinë Rexhep Qosja, të cilin e vlerësoi për kontributin e tij kulturor dhe politik si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri

Bashkë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një ceremoni të organizuar Rama i akordoi Qosjes “Yllin e Mirënjohjes Publike”.

E këtë hap të Ramës e ka kritikuar profesor, doktor Enver Bytyçi.

“Të dekorosh me nderime Rexhep Qosen, është si të nderosh Dobrica Qosiq! Të dy kanë të njëjtin opsion për Kosovën - ndarjen e saj! Të dy kanë qenë e janë të gatshëm të mbështesin revolucione në Shqipëri!”, shkruan ndër tjerash Bytyçi, përcjëllë “Bota sot”.

“Të dy i përkasin shkollës së vëllazërim-bashkimit shqiptaro-serb, pa Kosovën shtet sovran e të pavarur, ose më saktë me gjysmën e Kosovës të bashkuar me Serbinë dhe gjysmës tjetër me Shqipërinë! Sa kohë që autoritetet shqiptare dekorojnë promovuesit e zhbërjes së shtetit të Kosovës, aq kohë ne do ta vuajmë antishqiptarizmin e tyre!”, ka shkruar profesor, doktor Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat