Vuçiq kryegënjeshtar/ Krasniqi: Serbia guxon t’i afrohet kufirit me Kosovën vetëm sa e lejon NATO

Aktuale

Vuçiq kryegënjeshtar/ Krasniqi: Serbia guxon t’i afrohet kufirit me Kosovën vetëm sa e lejon NATO

Nga: M.L. Më: 1 tetor 2021 Në ora: 21:19
Aleksandër Vuçiq

Profesori universitar, Milazim Krasniqi e ka quajtur kryegënjeshtar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, ndërsa ka komentuar një deklaratë të tij rreth Kosovës ku të cilën e ka quajtur “Kosovë e Metohi”.

Kryegënjeshtari i Serbisë dhe “Open Ballkanit” A. Vuçiqi ka deklaruar: “Ne vazhdojmë ta mbrojmë të tashmen dhe të ardhmen e njerëzve tanë në Kosovë e Metohi.””, shkroi profesori në Facebook.

E sipas tij, serbët në Kosovë i mbron shteti i Kosovës dhe prezenca ndërkombëtare, derisa Serbia nuk guxon t`i afrohet Kosovës më shumë se sa që ia lejon NATO.

“Koment: serbët në Kosovë i mbron shteti i Kosovës dhe prezenca ndërkombëtare. Sa për Serbinë, u pa që guxon t’i afrohet kufirit vetëm sa e lejon NATO. NATO ka të drejtë t’ua ndalojë prezencën forcave serbe edhe 5 kilometra në territorin e vetë Serbisë. Problemi është se ka shumë injorantë në Serbi, që e besojnë këtë kryegënjeshtar”, përfundoi ai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat