Sot përfundon afati për akreditimin e mediave për Zgjedhjet Lokale

Aktuale

Sot përfundon afati për akreditimin e mediave për Zgjedhjet Lokale

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 08:20
KQZ

Sot përfundon afati për aplikim të mediave të cilat duan të akreditohen për të përcjellur procesin zgjedhor.

Lajmi bëhet i ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se akreditimi ua bën të mundur mediave që të përcjellin procesin e votimit në ditën e zgjedhjeve dhe aktivitetet tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pas ditës së zgjedhjeve.

Sipas tij, mediat nga shtetet tjera, mund të dorëzojnë aplikimin e tye përmes e-mailit.

Zgjedhjet do të mbahen më 17 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat