Edita Tahiri: Qeveria i ktheu nga pavarësia në protektorat dy pikat kufitare në veri

Aktuale

Edita Tahiri: Qeveria i ktheu nga pavarësia në protektorat dy pikat kufitare në veri

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 11:02
Edita Tahiri

Ish kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se dy pikat kufitare në veri të vendit u kthyen nga pavarësia në protektorat.

Tahiri ka thënë se Qeveria aktuale i ktheu dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak në protektorat ndërkombëtar.

Postimi i plotë i Edita Tahirit:

Sot dy pikat kufitare në veri të vendit u kthyen nga pavarësia në protektorat

Sot Policia speciale e Kosovës tërhiqet nga dy pikat kufitare në veri dhe vendosen pjesëtarët e KFOR-it, sipas marrëveshjes së fundit në  Bruksel, ashtu siç kërkoi Serbia. Kjo don të thotë se kjo Qeveri aktuale i ktheu dy pikat kufitare nga pavarësia në protektorat ndërkombëtar. Nëse kjo qeveri vazhdon te jetë e pa aftë në negociatat e Brukselit ka rrezik që ta kthej krejt pjesën veriore në protektorat, që është një synim djallëzor i Sërbisë. Po ua kujtoj, se në vitin 2011, unë si kryengociatore me qeverinë e asaj kohe vendosëm kufirin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë me marrëveshjen e Brukselit për IBM-in, kthyem policinë dhe doganat shtetërore të Kosovës në këto dy pika kufitare. Ndërsa sot shihni ku jemi, fatkeqësisht, duke rreshqitur mbrapa ne protektorat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat