Armend Zemaj tregon se kush do të jetë befasia e 17 tetorit

Aktuale

Armend Zemaj tregon se kush do të jetë befasia e 17 tetorit

Nga: P.R Më: 3 tetor 2021 Në ora: 15:19
Armend Zemaj, Lumir Abdixhiku dhe Hyri Dobrunaj

Deputeti i LDK-së që vjen nga Deçani, Armend Zemaj, përmes një postimi në facebook ka shkruar se Komuna e Deçanit do të jetë befasia e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen me 17 tetor.

“Deçani do të jetë befasia e këndshme e 17 tetorit. Qytetarët e Deçanit, janë më të vendosur se kurrë më parë për ndryshimin e madh. Ata, para kryetarit Abdixhiku folën bindshëm e me zë të lartë. E thanë fjalën e tyre”, shkruan Zemaj.

“Thanë se e duan Hyri Dobrunaj për kryetare të komunës dhe programin qeverisës të LDK-së, si mundësi zhvillimi për të gjithë“, ka shkruar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, përcjellë “Bota sot“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat