“Ramiz Lladrovci është analfabet, u bë milioner duke përdorur emrin e vëllait të tij”

Aktuale

“Ramiz Lladrovci është analfabet, u bë milioner duke përdorur emrin e vëllait të tij”

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 23:52
Xhavit Drenori

Kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori nga Iniciativa Qytetare “Green për Drenasin” ka akuzuar kundërkandidatin e tij Ramiz Lladrovcin, se ka përfituar nga fondet e luftës dhe nga vet emri i vëllait të tij, Fehmi Lladrvocit.

I ftuar në emisionin “CONTEXT”, ai tha se nga kjo madje ai është bërë edhe milioner.

“Gjykatësi i ka kërkuar Ramiz Lladrovict që të ia dorëzoj ndonjë dokument që e vërteton që është vëllai i Fehmi Lladrovcit. Fehmi Lladrovci nuk është i Ramiz Lladrovcit ai është i të gjithë Kosovës, është i imi i juaji dhe duhet ta ruajmë e ky (Ramiz Lladrovci) është duke e keqpërdor.

Ai e ka pranuar që e ka përsëritur vitin, ka ngelur, si bëhet ambasador në kushte normale një njeri që e ka humbur vitin, bëhet sepse ka përfituar nga lufta, si bëhet milioner një njeri që deklaron që ka punuar në Gjermani dhe nuk i dihet pasuria nga e ka marrë, ai ka përfituar saktë prej fondeve të luftës nga emri i Fehmi Lladrovicit,” –  u shpreh Drenori.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat