Zgjedhjet lokale po afrojnë.
Tashmë kandidatët e partive po shpalosin programin e tyre dhe po qëndrojnë afër me qytetarët.
Analisti Skënder Mulliqi përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar ata sipas të cilit i mashtruan gjithë këto vite qytetarët dhe prapë po kërkojnë vota nga ta.
Ai thotë që garda e vjetër politike edhe zgjedhjet lokale të këtij muaji do t’i humbin, se qytetarët nuk i harrojnë marifetet e tyre 20 vjeqare në kurriz të tyre.
Postimi në Facebook:
Lirimi nga ndikimi i politikës së vjetër, lirimi nga politika jo morale dhe mafioze, është kthim në politikat përgjegjëse, është lirim nga dhunuesit e politikës, nga keqëbrësit të cilët shumë gjatë ishin në pushtetin e Kosovës!
Ata që ishin në pushtet u bënë njerëz shumë të pasur.
Sigurisht se pasurinë nuk e bënë nga pagat e tyre.
Pasurinë e bënë më keqpërdorime të pronës shoqërore, me hajni dhe me korrupsion të nivelit të lartë
Shumica e qytetarëve po jetojnë me 100 apo 200 euro pagë mujore, e besa një shumicë nuk kanë ku i marrin pagat, se janë të pa punësuar
Varfëria, pa zhvillimi i duhur, kushtet e rënda të jetesës, largimet nga Kosova, janë fotografia e sotme e Kosovës.
Është turp i madh për gardën e vjetër politike që qytetarët i kanë pru në këtë gjendje, madje duke e rrezikuar identitetin e tyre.
U pa se nuk i kishin qëllimet e mira, se i mashtruan keq.
Nuk kanë kunder argumente.
Dhe, me demagogjitë e tyre sërish po kërkojnë pushtet.
Po kërkojnë pushtet në këto zgjedhje lokale, se ato nacionale plebishitare i kanë humbur.
Dhe, shumë shpresohet se edhe zgjedhjet lokale të këtij muaji do t’i humbin, se qytetarët nuk i harrojnë marifetet e tyre 20 vjeqare në kurriz të tyre…!