​Mehmeti premton ndërtimin e nënkalimit që lidh lagjen “Dardania” me “Lakrishtën”

Aktuale

​Mehmeti premton ndërtimin e nënkalimit që lidh lagjen “Dardania” me “Lakrishtën”

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 16:11
Gëzim Mehmeti

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Gëzim Mehmeti ka premtuar ndërtimin e nënkalimit që lidh lagjen e Dardanisë me atë të Lakërishtës. Ai u zotua edhe për finalizimin e projektit të çerdhes më të madhe, në afërsi të shkollës “Xhemajl Mustafa”.

Kështu u shpreh ai gjatë vizitës te platoja në “Dardani”, ku ka përmendur investimet në këtë lagje.

Gëzim Mehmeti ka thënë se janë rregulluar 12 parkingje, e po ashtu rrugët dhe shtigjet e këmbësorëve. Ai shtoi se asnjë kandidat tjetër nuk mund të premtojë investime në këtë lagje.

Mehmeti: Mbi 12 parkingje i kemi rregulluar

“Kemi rindërtuar, ndërtuar të gjitha rrugët, mbi 12 parkingje i kemi rregulluar, parqet, kodrat e lodrave të shumta, shtigjet e këmbësoreve, pjerrinat, shkallët, kanë mbetur vetëm shkallët. Kanë mbetur vetëm shkallët ku në plan prona e Telekomit së bashku me komunale. “Dardania” ka marrë formë tjetër, qytetarët dinë të vlerësojnë punën dhe punëtorin. Presim që të na mbështesin, të mbështesin punën dhe jo ëndrrat e fantazitë”, u shpreh ai.

Mehmeti ka përmendur edhe projektin e ndërtimit të nënkalimit që lidh edhe këtë lagje.

Mehmeti: Kemi planifikuar ndërtimin e nënkalimit që ligj lagjen e “Dardanisë” me të “Lakrishtës”

“Ne e kemi të planifikuar ndërtimin e nënkalimit që e lidh lagjen e Dardanisë me të Lakërishtës, aty te rruga “Bill Clinton”, ditëve në vijim vizualisht do të paraqitet dhe publikohet. Do t’i shtojmë pjesën e gjelbërimit, do të mirëmbahet pjesa e ndriçimit dhe nuk ka çfarë tjetër të investohet këtu sepse nuk di çfarë investohet më në Dardani. Ata që dalin në Dardani dhe thonë kemi për të bërë këtu, nuk po tregojnë realitetin... Ndër Kurriz kemi ndërtuar rrugën, është në tenderim edhe pjesa e ngjyrosjes së fasadës së brendshme”, tha ai.

Për më tepër kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës tha se do të finalizojnë edhe projektin e çerdhes më të madhe në kryeqytet.

Mehmeti: Jemi në ndërtim e sipër të çerdhes më të madhe

“Jemi në ndërtim e sipër të çerdhes, çerdhja më e madhe në Komunën e Prishtinës që do të ndërtohet afër shkollës “Xhemajl Mustafa”. Kemi filluar dhe jemi ne që do të realizojmë”, ka deklaruar ai.

Gëzim Mehmeti është drejtor i Investimeve Kapitale në Prishtinë dhe garon për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat