Gazetari i medias gjermane: Cila ishte pyetja e Vuçiqit për Kurtin në Slloveni? Ja çka nuk i pëlqeu presidentit serb

Aktuale

Gazetari i medias gjermane: Cila ishte pyetja e Vuçiqit për Kurtin në Slloveni? Ja çka nuk i pëlqeu presidentit serb

Nga: A.Zh Më: 6 tetor 2021 Në ora: 17:15
Samiti i Sllovenisë

Bahri Cani, gazetar i mediumit gjerman, Deutsche Welle, ka folur për takimin e parë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pas tensioneve të fundit mes të dyja vendeve rreth targave të automjeteve.

Cani ka thënë se Vuçiq nuk ka treguar se çfarë pyetje ia ka bërë Kurtit në prani të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel dhe se cili ishte reagimi i tij, përcjell Bota sot.

Gazetari shqiptar ka theksuar se interesim në Samitin e Sllovenisë, mori edhe fotografimi i pjesëmarrësve në samit, duke theksuar se presidentit serb nuk i pëlqeu që u la në skaje.

Reagimi i tij në Facebook:

Vuçiq: Serbia e di se nuk mund të anëtarësohet në BE pa rregulluar raportet me Kosovën

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk e ka mbështetur idenë e caktimit të vitit 2030 si viti i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në Brdo të Sllovenisë ka mbizotruar ndër politikanët perëndimorë ideja që të shikohet progresi i secilit vend veç e veç.

Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë Vuçiq kanë pasur një takim të ndarë me kancelaren Merkel dhe presidentin e Francës Macron. Kurti ende nuk ka shpjeguar përbërjen e takimit dhe bisedimeve, por Vuçiq tha se "Serbia e ka të qartë se s’mund të hyjë në BE pa zgjidhur çështjet me Kosovën". Por ai shtoi se deri tani askush "nuk i ka kërkuar direkt që ta njohë Kosovën".

Ai tha se Kurtit i ka bërë një pyetje të cilën "e ka kuptuar shumë mirë Macroni", por nuk shpjegoi se cila ishte ajo pyetje dhe si ka reaguar Kurti.

“Unë fola me Macronin për një kohë të gjatë, kam një përvojë pozitive… Macron kuptoi gjithçka. Ai i kuptoi edhe pyetjet e mia që i bëra Kurtit”, deklaroi Vuçiq.

Sidoqoftë, ishte ky takimi i parë i tyre pas tendosjeve të fundit rreth targave të automjeteve të Kosovës dhe Serbisë.

Interesim ka zgjuar në këtë takim edhe fotografimi paraprak i pjesëmarrësve në samit, pasi që kryeministri Albin Kurti ishte lënë fare në radhën e fundit, Merkel nuk ishte në radhën e parë, e Vuçiqi u largua nga vendi në mes të radhës së parë ku dëshironte të fotografohej dhe u vendos në skaje, që shikuar nga pamjet e tij, nuk i pëlqeu fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat