Emergjencë energjetike, reagon Kurti: Shqipëria prodhon mjaftueshëm që të furnizojë edhe Kosovën sikurse të mos vidhej

Aktuale

Emergjencë energjetike, reagon Kurti: Shqipëria prodhon mjaftueshëm që të furnizojë edhe Kosovën sikurse të mos vidhej

Nga: N.Sh. Më: 8 tetor 2021 Në ora: 12:28
Edi Rama

Në Shqipëri është mbajtur mbledhja në të cilën është deklaruar emergjenca në furnizimin e energjisë elektrike.

Këtë gjë e bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai para medieve tha se ky vendim erdhi pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Kemi pasur një mbledhje jashtë rendit për të marrë një vendim, për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike. Situata e përgjithshme e rritjes së çmimit të energjisë i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare, qoftë me instrumente të natyrës administrative. Sot, me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballur këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër. Është një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në këtë kuptim të gjithë janë të prekur. Ndryshe nga pandemia, vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm. Edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin më parë. Ajo që na takon është të mbrojmë konsumatorët tanë”, u shpreh Rama.

E me këto deklarata të Ramës nuk është pajtuar kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Ai shprehet se, Shqipëria prodhon 1/5 milion toën naftë dhe 8.5 milion MËh elektricitet në vit.

Sipas tij, edhe pas kësaj shqiptarët paguajnë çmimet më të larta në rajon.

Kurti shprehet se Shqipëria prodhodn mjaftueshëm naftë dhe elektricitet sa të furnizoë edhe Kosovës, sikurse të mos vidhej.

Positmi i plotë:

PËR ÇFARË KRIZE ENERGJITIKE FLET K.M. RAMA!!!

Shqipëria prodhon 1.5 milion ton naftë, 8.5 milion MËh elektricitet në vit dhe shqiptarët puguajnë çmimet më të larta në rajon!

Shqipëria prodhon mjaftueshëm naftë dhe elektricitet sa të furnizojë edhe Kosovën sikurse  të mos vidhej "ditën për diell" kjo pasuri e popullit!!!

Shqiptarë zgjohuni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat