E sqaron Gërvalla: Nuk është refuzuar projekti amerikan i gazit, kemi nevojë për më shumë studime

Aktuale

E sqaron Gërvalla: Nuk është refuzuar projekti amerikan i gazit, kemi nevojë për më shumë studime

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:29
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se deri tani Qeveria e Kosovës nuk e ka refuzuar projektin amerikan të gazsjellësit.

Ajo në Rubikon ka deklaruar se ata kanë nevojë që të bëjnë më shumë studime për këtë çështje.

“Çështja e gazit është e tillë, në këtë proves nuk ka ndodhur asnjë refuzim deri në këtë ditë që ne po flasim nuk ka pasur refuzim për asnjë temë, absolutisht nuk është thënë jo për çështjen e gazit. Ajo se çfarë ka ndodhur më 30 shtator është krejt tjetër, çështja është se viti fiskal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfundon më 30 shtator, atëherë ka qenë nevoja që për këtë Compact, pra për marrëveshjen e ofruar nga MCC që më 30 shtator përfundon dhe deri atëherë nevojitej përgjigja: A jemi të gatshëm si Republikë e Kosovës që një nga ofertat e Compact-it t’i pranojmë?”

“Pra, MCC dhe Compact nuk është baraz gaz, MCC dhe Compact është një buqetë ofertash që kanë të bëjnë me energjinë, në këtë rast dhe ne e kemi bërë ofertën për këtë vit fiskal, të cilën e kemi pranuar dhe ka të bëjë me energjinë, ka të bëjë me kapacitetet e Kosovës për ta ruajtur energjinë e fituar. Pra jo vetëm që nuk kemi refuzuar, por ne e kemi marrëveshjen për një temë që ka të bëjë me energjinë dhe që ka qenë pjesë e Compact-it”.

“Çështja e gazit është një çështje tjetër, ne me partnerët amerikanë kemi biseduar se kemi nevojë për më shumë studime në vend. Ne e kemi temën e gazit jemi duke e studiuar shumë seriozisht sepse është shumë serioze. Po e marrë një shembull anësor ne nuk kemi informacione se cilat janë kushtet për relievin nga do të kalojnë ato, tema e gazit është ende e shtruar në mënyrë shumë abstrakte ende nuk ka shifra ëshë detyrë e jona si Republikë e Kosovës që t’i shohim kushtet”,ka thënë Gërvalla-Schwarz.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat