Ish këshilltari i Avdullah Hotit: Pa u djegë krejt Ballkani nuk ndodhë kjo gjë, ky është plani i Vuçiqit

Aktuale

Ish këshilltari i Avdullah Hotit: Pa u djegë krejt Ballkani nuk ndodhë kjo gjë, ky është plani i Vuçiqit

Nga: P.R Më: 13 tetor 2021 Në ora: 21:22
Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq

Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në Veri të Kosovës, dhe sulmet e serbëve ndaj Policisë, ka nxitur shumë reagime në Kosovë e më gjerë.

Madje presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka kërcënuar edhe me luftë me Kosovën.

“Nëse shteti ju thërret, e do të japim gjithçka që mos të vjen ajo situatë. Nëse ju thërrasim të mbroni popullin, e di se do të përgjigjeni në detyrën e shenjtë dhe do ta kryeni atë në mënyrën e ndershme. Faleminderit pafund për këtë, do të ruajmë paqen dhe stabilitetin me çdo çmim.! Nëse na sulmojnë, nëse na vrasin njerëzit, atëherë do të na duhet të mbrojmë popullin tonë. Atë që ju them, do të thotë do të fitojmë, nuk ka dorëzim, nuk ka tërheqje!”, tha Vuçiq.

E për aksionin e sotëm, ka reaguar edhe Visar Berisha, ish këshilltar i Avdullah Hotit, gjatë kohës që ky i fundit ishte kryeministër i Kosovës.

“Dmth. Serbia i ka në alert strukturat e saja paralele në Kosovë. Ato struktura janë kryesisht formacione paramilitare e parapolitike, të cilat mbajnë gjallë kontrabandën kryesisht në komunat veriore të Kosovës. Vuçiç ka për qëllim ta bëjë fakt të kryer argumentin e tij se komunat e veriut të Kosovës janë të pa integrueshme dhe për pasojë duhen aneksuar”, ka shkruar ndër tjerash Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, nuk duhet të prekët Pjesa veriore e Kosovës pa u djegë Ballkani.

“Kosova duhet të ketë kujdes të veçantë se ka po fryejnë erërat! Qeveria dhe Opozita duhet të jenë në unison. Pjesa veriore e Kosovës, asnjë pllambë e saj nuk mund të merret nga askush për asnjë çmim, për pa u djegë krejt Ballkani!”, ka shkruar ish këshilltari i Avdullah Hotit, Visar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat