LVV jep lajmin e mirë, “Kanë mbërritur pakot me votimet nga mërgata”

Aktuale

LVV jep lajmin e mirë, “Kanë mbërritur pakot me votimet nga mërgata”

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kanë mbërri tashmë pakot e votave nga diaspora.

"Lëvizja VETËVENDOSJE! falënderon secilën bashkatdhetare dhe bashkëatdhetarë që krahas punëve dhe angazhimeve në vendet ku jetojnë ka ndarë kohën për të aplikuar e votuar ashtu që ndryshimi në komuna të ndodhë. 

Mijëra nga mërgata kanë votuar e shumë të tjerë kanë siguruar biletat për ta shfrytëzuar të drejtën e votës për të vendosur për të ardhmen e qytetit, fshatit ku kanë lindur e ku jetojnë familjarët e tyre.",
thuhet në njoftimin e VV-së.

"Së bashku kemi vendosur ndryshimin në nivel qendror dhe së bashku do të vendosim e qeverisim edhe në nivel lokal për ta bërë kështu Bashkëqeverisjen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat