Sejdiu: VV-ja në Gjilan me kandidat të përkushtuar

Aktuale

Sejdiu: VV-ja në Gjilan me kandidat të përkushtuar

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 22:00
Dardan Sejdiu

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka folur mbi fushatën zgjedhore që është zhvilluar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit që do të mbahen në Kosovë.

Sejdiu tha se një kur dikush është në garë politike dhe përballë e ka një kryetar komune, beteja sipas tij, është shumë më e vështirë për ta fituar.

Sipas Sejdiut, situata e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan është interesante, pasi që sipas tij, është hera e parë që VV në këtë komunë vendos një kandidat serioz.

“Kur je në garë lokale dhe ke përballë një kryetar, beteja është shumë më e vështirë për ta fituar. Është interesante se si në Gjilan, për herë të parë VV-ja e vendos një kandidat i cili është edhe serioz edhe i përkushtuar edhe e ka energjinë dhe po e bën punën mirë dhe kjo menjëherë vërehet në reagim të qytetarëve”, është shprehur Sejdiu.

Tutje, ai tha se tash ekziston mundësia që LDK-ja ta humbet Gjilanin teksa nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje nuk po sheh fokus të duhur për ta fituar një vend siç e quajti strategjikisht të rëndësishëm për VV-në.

“Më befason edhe Mitrovica edhe Podujeva për shkak se do veproja ndryshe sepse këto dy komuna do të jenë fyt-a-fyt në balotazh, do të jenë afër kandidatët mes vete. Por, përkrahja në Gjilan e afron shumë më shumë kandidatin e VV-së me Lutfi Hazirin dhe e bën potencialisht më të lehtë të mundshme fitoren në Gjilan”, ka thënë Sejdiu.

Ndërsa, për Sejdiun në këto zgjedhje lokale, ka një përmirësim në llojin e garës, pasi që sipas tij, kandidatët nuk kanë mundur të fshihen pas tubimeve por kanë shpalosur më shumë programe e përmbajtje.

“Ka një përmirësim në lloji e garës në zgjedhjet lokale sepse kandidatët nuk kanë mundur të fshihen  pas tubimeve të mëdha e fjalimeve që s’thonë asgjë por këtë herë kemi parë më shumë programe e përmbajtje”, është shprehur Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat