Me kusht mund të votoni veç brenda komunës ku jeni regjistruar

Aktuale

Me kusht mund të votoni veç brenda komunës ku jeni regjistruar

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 08:07
Ilustrim

Këtë të diel në Kosovë do të mbahen zgjedhjet komunale. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar çështjen e votimit me kusht.

Elezi ka thënë se votimi me kusht është i mundshëm vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.

Pra,  kjo i bije që votimi me kusht nuk është i mundshëm nga një komunë në tjetrën.

"Është e nevojshme të sqarojmë se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.

Votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën. Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër.

Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune", ka thënë Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat