Zgjedhjet lokale, Ambasada amerikane ka një thirrje për qytetarët

Aktuale

Zgjedhjet lokale, Ambasada amerikane ka një thirrje për qytetarët

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 08:32
Ambasada amerikane në Kosovë

Ambasada amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

Në postimin e bërë nga Ambasada amerikane thuhet se kryetarët e komunave kanë rëndësi.

“Vendimet e tyre – pavarësisht nëse i jepni përparësi shkollave, punimeve në rrugë, transportit publik, grumbullimit të plehrave ose projekte të tjera, ndikojnë në cilësinë e jetës tuaj çdo ditë. Mos e humbisni rastin tuaj për të bërë të njohur zërin tuaj”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot në të gjithë Kosovën është duke u votuar për kryetarët e komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat