80 vjeçari vjen me një deklaratë epike, pasi votoi për të parin e Prishtinës

Aktuale

80 vjeçari vjen me një deklaratë epike, pasi votoi për të parin e Prishtinës

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 80 vjeçar ka shfrytëzuar të drejtën për votim në kryeqytetin e Prishtinës, derisa tha se këtë të drejtë ka gati mbi 60 vite që e ushtron

Qytetari i moshuar nga Prishtina, tha se nuk del shumë dhe nuk e di se për çfarë ndryshime ka nevojë Prishtina, por do donte ta shihte mirë.

‘’ Nuk dal kërku deri para derës të oborrit vec, unë jom plak me bo me mvet dikush mes s’di cka me ba. Unë kam qef me ni edhe me pa mirë a cka  duhet me u rregullu nuk e di’’, tha 80 vjeçari.

Ai tutje shtoi se ka votuar tre persona, së pari vetën për faktin se është gjallë e pastaj edhe kandidatin me asamblist.

‘’ Jo shumë mirë, unë i kom votu tre. Maspari e kom votu veten që jom gjallë tani edhe dy kandidatë që jon kanë, edhe më kanë pritë mirë’’, shtoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat