Si votojnë të burgosurit “më të rrezikshëm të Kosovës”?

Aktuale

Si votojnë të burgosurit “më të rrezikshëm të Kosovës”?

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:48
Pamje nga videoja

Edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, të burgosurve iu është mundësuar votimi përmes ekipeve mobile të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lidhur me procesin e votimit në këtë vend ka folur zëvendësdrejtori Idriz Shabani.

Shabani tha se të drejtë vote kanë 128 të burgosur.

“128 të burgosur kanë të drejtë vote. Të shohim tani se a duan të gjithë të votojnë apo jo. Ne i lajmërojmë të burgosurit se kanë të drejtë të votojnë dhe pastaj ata vendosin se a do të votojnë apo ajo”.

Ai theksoi se të burgosurit kanë pasur mundësi ta përcjellin edhe fushatën zgjedhore nëpërmjet televizionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat