Lista e Pavarur e Bekim Jasharit thotë se ka kapur një qytetar duke fotografuar votën

Aktuale

Lista e Pavarur e Bekim Jasharit thotë se ka kapur një qytetar duke fotografuar votën

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 13:30
Bekim Jashari

Vëzhguesit e Listës së Pavarur Bekim Jashari kanë identifikuar raste të tentimit të manipulimeve në procesin zgjedhor, ku në fshatin Runik, është shënua rast i blerjes dhe fotografimit të votës, ku personi në fjalë është arrestuar nga Policia dhe rasti ka përfunduar në prokurori.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie e kësaj Liste.

“Nuk mund të ndryshohet vullneti i qytetarëve të Skenderajt përmes veprave të tilla penale, andaj bëjmë apel tek qytetarët që të mos bien viktimë e individëve dhe veprave të tyre anti demokratike dhe anti-ligjore sepse pasojat në fund do t’i barten vetë qytetarët pasi që dënimet për manipulim të procesit zgjedhor, shitblerjes dhe fotografimit të votës sipas legjislacionit në fuqi është vepër penale dhe dënohet me burgim”, thuhet në komunikatë.

Tutje në këtë komunikatë thuhet se “Lista e Pavarur Bekim Jashari bënë thirrje për të gjitha subjektet politike në Skenderaj që të kujdesen për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor dhe të respektojnë vullnetin e lirë të qytetarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat