Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese votoi në Mitrovicë: Fituesi duhet t’i del ballë sfidave

Aktuale

Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese votoi në Mitrovicë: Fituesi duhet t’i del ballë sfidave

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:19
Enver Hasani

Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, sot e kreu procesin e votimit në Mitrovicë.

Ai tha se duket që çdo gjë po shkon mirë dhe se po shihet edhe interesimit për votim masiv, e për të tha se kjo ka rëndësi.

“Mitrovica si qytet ka brenda Kosovës një peshë specifike gjeostrategjike dhe ka qenë dhe është përcaktuesi i shumë politikave, sado që ato mund të mos jenë të dukshme për një moment të caktuar, por të tilla do të jenë çdo ditë e më shumë.

Kështu që ka shumë rëndësi që ai që e merr të jetë një profil i caktuar që i del ballë krahas sfidave që janë për menaxhim të përditshëm të komunës dhe sfidave që kanë karakter politik gjithërajonal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat