Kaq vite mund të dënohen personat që kryejnë vepra penale kundër së drejtës për votim

Aktuale

Kaq vite mund të dënohen personat që kryejnë vepra penale kundër së drejtës për votim

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, ka thënë se deri tani procesi zgjedhor është duke shkuar shumë mirë.

Pula tha se deri tani kanë arrestuar pesë persona, katër prej tyre në Kllokot dhe një në Suharekë.

“Ka kalu vetëm gjysmë dite, atëherë mund të them se procesi zgjedhor është duke shkuar shumë mirë. Nuk kemi raste të cilat kanë mundur ta cenojnë në përgjithësi procesin zgjedhor, kemi vetëm dy raste të evidentuara, ku kemi arrestuar pesë persona, katër prej tyre janë në komunën e Kllokotit, dhe një person në Suharekë për veprat penale që lidhen me të drejtën e votimit”, ka thënë ajo.

Pula tha se janë 11 vepra penale kundër se drejtës për votim, ku ndëshkueshmëria e tyre fillon nga 6 muaj deri në 10 vjet burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat