Vuçiq zbulon informata të shërbimit sekret serb BIA – janë përgatitur edhe dy aksione në Kosovë, në Gjilan edhe Ferizaj

Aktuale

Vuçiq zbulon informata të shërbimit sekret serb BIA – janë përgatitur edhe dy aksione në Kosovë, në Gjilan edhe Ferizaj

Nga: Fatmir Beka Më: 17 tetor 2021 Në ora: 17:18
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq duke folur në ditën e Shërbimit sekret serb – BIA, ka theksuar se bazuar në informatat nga ky shërbim , ka pas të dhëna se janë përgatitur dy aksione nga pala shqiptare, njëra në Gjilan e tjetra në Ferizaj, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Këtë njoftim ai  e bëri në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e shënimit të ditës së BIA-së që sot po shënohet në Beograd.

“Shteti ka informata  se për dje edhe sot kanë qenë të përgatitura dy aksione tjera të cilat u dashtë  të ndodhin në Gjilan edhe Ferizaj”, tha Vuçiq, mirëpo bazuar se këto nuk kanë ndodhur mbetet enigmë a është hedhje mjegulle edhe futje dyshimi për rrjedhje informate në institucionet e ngjashme në Kosovë.

“Tash problemi kryesor më i madh në Prishtinë është çështja si kemi mund ne të arrijmë të marrim këto informata” ka thënë Vuçiq.

Sipas tij strukturat tona të sigurisë ia dolën të marrin këto njoftime të tmerrshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat