Kandidati i Nismës për Podujevë nuk pajtohet me rezultatin: Koka shkru me kërku rinumërim

Aktuale

Kandidati i Nismës për Podujevë nuk pajtohet me rezultatin: Koka shkru me kërku rinumërim

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 21:10
Xhemajl Hasani

Kandidati i Nismës për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani tha se “koka shkru me kerku rinumerim”, duke parë rezultatet nga numrimi i votave të para nga zgjedhjet në këtë komunë.

Hasani shkroi në Facebook se nuk pajtohet me këtë rezultat.

“Une nuk pajtohem me kete rezultat. Koka shkru me kerku rinumerim”, ka shkruar ai.

Nga numërimi i 26,68% të votave në këtë komunë, Hasani del se ka marrë 60 vota, apo 0,58%.

Hasani ishte bërë viral gjatë fushatës për deklaratat e tij nëpër studio televizive dhe postimet në Facebook. Madje, shprehej i bindur se do të fitonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat