Beteja e Bekim Jasharit dhe PDK-së/ Analisti nga Amerika: Të përsëriten zgjedhjet, kjo është tradhti!

Aktuale

Beteja e Bekim Jasharit dhe PDK-së/ Analisti nga Amerika: Të përsëriten zgjedhjet, kjo është tradhti!

Nga: N.Sh. Më: 19 tetor 2021 Në ora: 08:45
Bekim Jashari dhe Sami Lushtaku

Beteja për Skenderajn po vazhdon edhe pas zgjedhjeve të së dielës.

Të dielen, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Skenderaj ka fituar PDK-ja përballë Bekim Jasharit.

Mirëpo, Jashari po pretendon se atje ka pasur manipulime, keqpërdorime dhe vjedhje të votës.

Madje ai ka thënë se në Skenderaj mënyra e vjedhejs së votës është bërë në sistemin e ‘trenit bullgar’.

Jashari ka kërkuar që në emër të demokracisë dhe vullnetit të shenjtë të qytetarëve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe  Prokuroria e Kosovës që të hetojnë çdo keqpërdorim të procesit zgjedhor.

E pas kësaj, ka reaguar edhe analisti nga Amerika, prof. Dr. Binak Maxharraj.

Maxharraj përmes një postimi në Facebook, shkruan se, PDK-ja është e njohur për vjedhjen seriale të votave në zgjedhjet e kaluara.

Andaj ai kërkon që në komunën e Skenderajt të përsëriten zgjedhjet.

Postimi i plotë:

NË SKENDERAJ TË PËRSËRITEN ZGJEDHJET.

PDK është e njohur për vjedhjen seriale të votave, kjo ka ndodhë disa herë në zgjedhjet e kalura ku janë zënë me "pelë për dore" siç thuhet.

Është turpi i botës që Drenica e Hashim Thaçit të ia kthën shpinen Drenicës së Adem dhe Hamëz Jasharit, kjo jo vetëm që është turp por edhe tradhti.

Deri dje PDK-istat në krye me Hshim Thaçin përbetoheshin në familjen e Jasharve, por jo nga dashuria ndaj kësaj familje, por për votë, për hajni dhe korrupsion, sepse ata janë treguar se çfarë janë edhe gjatë luftës, jo që nuk e ndihmuan por edhe e injoruan duke i lanë armikut një familje në gojën e shkaut që ta përbijnë.

Turp për Drenicën, e shkelen të kaluarën e lavdishme dhe herokike jo vetem të familjës Jashari por edhe të krejët Drenicës.

Nga sot nuk është më ajo Drenica e lavdishme e dikurshme kur thirreshim në heronjt e saj që nga Bajraktarët e deri te Jasharajt.

Drenicë të ia kthesh shpinën familjes më emblematike të luftës për çlirimin e Kosovës për dobi të hajnave, plaçkitësve të popullit të Klanit Pronto ,është turpi më i madh për ty Drenicë.

Më sot komandantët hajna dhe plaçkitësh nuk kanë se çka të kërkojnë edhe më tutje të përkulën në këtë familje, nuk kanë as fytyrë e as faqe që kurrë më nuk kanë të drejtë morale të vijnë në memorialin e Jasharve që të përkulën, Familja Jasharaj nuk ka më nevojë për përkuljën e tyre.

Pra juve komandante të turpit Zoti ju marrafotë!

Pasiqë Bekim Jashari ka bërë ankesa të medha në parregullsitë dhe në hajninë, vjedhjen e votave është ankuar për keqpërdorimit të votës së shenjtë.

Prandaj, është e mirë që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për edhe Prokuroria e Kosovës të hetoj rastin dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të merr këtë vendim që:

TË PËRSËRITEN ZGJEDHJET PËR KRYETAR NË KOMUNËN E SKENDERAJT.

Kjo do të ishte gjë e duhur, e nevojshme dhe e pritshme nga qytetarët e zhgënjyer, të mashtruar nga bandat kriminele të komandantëve rrenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat