20 vjet nga atentati kundër Gani Gecit: “Në Brojë dhe disa fshatra gjuanin me armë në shenjë gëzimi”

Aktuale

20 vjet nga atentati kundër Gani Gecit: “Në Brojë dhe disa fshatra gjuanin me armë në shenjë gëzimi”

Nga: N.Sh. Më: 19 tetor 2021 Në ora: 12:15
Gani Geci para përmendorës së Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit

Sot bëhen 20 vjet kur në një pritë të organizaur vriten Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati.

Në këtë prit u plagos rëndë Gani Geci dhe Shani Geci.

Bekim Kastrati ishte gazetar i gazetës kombëtare “Bota sot”, kurse Besim Dajaku truprojë i presidentit Ibrahim Rugovës.

Ata ishin bashk me Ganiun dhe Shaniun, derisa shkonin për një intervistë.

Për këtë atentat sot ka folur Gani Geci.

Ai thotë se në Brojë e disa fshatra të tjera thuhet se kanë shtënë me armë në shenjë gëzimi pas kryerjes së atentatit.

Geci pas plagosjes së rëndë është shëruar në kampin Ushtark Amerkian Bonstill.

Postimi i Geni Gecit:

Sot, në ora 20:05 bëhen 20 vite nga dita kur kriminelët mirë të paguar, dhe mirë të organizuar duke zbatuar urdhërat nga lartë, në një pritë në hyrje të fshatit Llaushë, kryen atentatin kundër meje dhe shokëve të mijë dhe në atë atentat mu vranë dy shokët e mi Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati dhe u plagosa unë, ndërsa pa plagë shpëtoi Shani Geci.

Me datën 20.10.2001, unë isha për shërim në kampin Ushtarak Amerikan Bonstill.

Vlen të theksohet se askush nga krerët e tani dy grupimeve politike në komunën e Skenderajt në atë kohë nuk erdhi as në kryeshendosh e as të na vizitojnë.

Thuhet se në Brojë e disa fshatra tjera kishte të shtëna armësh në shenjë gëzimi.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat