​Paketa e zgjerimit, Varhelyi: Shqipëria e Maqedonia Veriore i kanë përmbushur kushtet

Aktuale

​Paketa e zgjerimit, Varhelyi: Shqipëria e Maqedonia Veriore i kanë përmbushur kushtet

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:49
Oliver Varhelyi

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore i kanë përmbushur kushtet për të hyrë në BE, gjatë prezantimit të paketës së zgjerimit nga Parlamenti Evropian.

Sipas tij, shtyrja e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore ka krijuar impakt negativ.

“Shtyrja e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka krijuar impakt negativ. Duhet zgjidhur problemi bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Të dyja vendet kanë përmbushur kushtet. Është e rëndësishme që këtë ta kuptojnë edhe vendet e BE. Që të nisim dhe konferencën e parë ndërqeveritare. Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të kalojmë te Mali i Zi, ku janë hapur kapitujt të negociatave. Nuk mund do të mbyllen kapitujt, kjo është pjesë e metodologjisë së re. Mali i Zi duhet të shtojë përpjekjet, siç është liria e shtypit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Serbia duhet të forcojë pavarësinë e gjyqësorit, kjo duhet të bëhet brenda këtij viti. Falënderoj Tanja Fajon për misionin e përmbushur për dialogun Serbi-Kosovë. Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reforma, në luftën kundër korrupsionit.

Zgjedhjet janë organizuar në përgjithësi mirë. Janë arritur rezultate në luftën kundër krimit të organizuar. Liderët politikë duhet të japin mbështetjen e tyre për dialogun në reformën në gjyqësor dhe në zbatimin e ligjit. Kosova ka qeverinë e saj të re që u përcaktua në zgjedhjet e shkurtit. Është me rëndësi që të shënojë progres në luftën kundër korrupsionit. Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për lehtësimin e vizave. BE ka mundësuar dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sa i përket Turqisë BE është i gatshëm të angazhohet me të për të rritur bashkëpunimin në disa fusha. Turqia duhet të përmbushë detyrat e saj. Kjo është në interes të përbashkët të të dyja palëve. Uroj të angazhohemi në fusha të tjera me të. Ajo duhet të bëjë më shumë në fushën e të drejtave të njeriut dhe korrupsionit. Turqia vijon një rol të rëndësishëm për sa i përket emigracionet pasi marrë një numër të madh refugjatësh. Kjo ka ndodhur edhe falë një marrëveshjeje mes nesh. Ne do të japim ndihmën tonë për situatën në kufi. Ashtu sikurse e keni parë nga paketa ka progres kudo. Roli juaj ka qenë i rëndësishëm. Kemi parë zgjedhje me standarde. Falënderoj të gjithë për punën që keni bërë për të dhënë rezultate”, tha komisionari evropian.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat