Liri Loshi- Ramiz Lladrovcit: Njëherë e ke akuzuar shokun tënd për vrasjen e një shoku tjetër, ke borxh ta sqarosh vetën në gjyq

Aktuale

Liri Loshi- Ramiz Lladrovcit: Njëherë e ke akuzuar shokun tënd për vrasjen e një shoku tjetër, ke borxh ta sqarosh vetën në gjyq

Nga: M.L. Më: 19 tetor 2021 Në ora: 18:12
Liri Loshi

Ramiz Lladrovci, kryetar aktual në Komunën e Drenasit dhe kandidat për një mandat tjetër nga radhët e PDK-së, ka thënë se ai nuk është dëshmitar në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Në një intervistë televizive, Lladrovci ka thënë se kanë qenë kundërshtarët e tij ata të cilët kanë pretenduar se ai do të jetë dëshmitar në Hagë kundër ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Keqbërësit janë munduar të bëjnë një politikë shumë të keqe kishe i ka thirrur Hashim Thaçi nga Haga dhe iu ka thanë rrëzon Ramiz Lladrovcin se është dëshmitar në Hagë kundër meje. Unë me qenë dëshmitar kundër miqve të mi, kundër shokëve të mi, kundër bashkëpunëtoreve të mi, ma para e qes konopin me një degë e vjerrna sesa bohna dëshmitar dhe skam pse bana dëshmitar sepse ata janë të pafajshëm dhe unë pres që ata të kthehen në Kosovë dhe tu bashkohen familjeve dhe shoqërisë”, tha ai.

E lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, i cili ia ka kujtuar Lladrovcit se tashmë ka bërë një akuzë ndaj shokut të tij për vrasjen e një shokut tjetër.

Andaj sipas Loshit, kjo deklaratë duhet të thuhet edhe në gjyq si dëshmi.

Nëse njëherë e ke akuzu shokun tënd për vrasjen e një shoku tjetër ti veç ke dëshmua kundër tij. Tash e ke borxh me e sqarua veten në gjyq. Ndoshta dëshmia jote ndihmon shokun tënd, ose të ndihmon ty me e pastru veten! Nuk është tragjike me deshmu. Tragjike është me u betu se do ta thuash të vërtetën dhe me genjy pastaj. Duhet me mendua më kohë kur e bën një akuzë kundër dikujt, sepse hyn borxh ndaj të akuzuarit, ndaj drejtësisë dhe ndaj publikut. Pra hyn e mbetsh në baltë, i zhytur deri në fyt”, shkroi Loshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat