Arifi: Kërkohet sundimi i ligjit që të jetë më i sforcuar e sidomos në rajonin e Ballkanit

Aktuale

Arifi: Kërkohet sundimi i ligjit që të jetë më i sforcuar e sidomos në rajonin e Ballkanit

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 19:08
Dritëro Arifi

Profesori i Integrimeve Evropiane, Dritëro Arifi, vlerëson se ngecjet e gjetura në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën janë të ekzagjeruara.

Arifi  deklaroi se raportet e KE-së nganjëherë janë subjektive dhe se Kosova nuk është aq zi sa del në këto raporte

“Ngecje ka pasur edhe në luftën kundër korrupsionit por kjo luftë është permanente dhe nuk përfundon kurrë as me këtë qeveri e as me 1000 qeveri tjera. Natyra e njeriut është ashtu që gjithmonë kërkon edhe devijime. Prandaj, kërkohet sundimi i ligjit që të jetë më i sforcuar e sidomos në rajonin e Ballkanit e në këtë rast specifikisht Kosova sepse e kemi edhe një histori jo të mirë me çështjen e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Mendoj që edhe e gjithë kjo është pak e ekzagjeruar pasi në disa raporte të Komisionit Evropian sepse nëse e llogarisim për kokë banori Kosova nuk është më kriminale se Serbia e Shqipëria – por problemi është raportet e Komisionit Evropian janë nganjëherë subjektive sepse evidentojnë raste të cilat janë të vërteta por se edhe vendet tjera i kanë të njëjtat probleme. Nuk po dua ta shfajësojë Kosovën se a jemi më mirë apo më keq. Por, nuk është aq zi siç duket Kosova. Jemi të fundit në Evropë për vrasje për kokë banori e kjo tregon se sundimi i ligjit është në nivelin e duhur”, deklaroi Arifi.

Arifi mes tjerash deklaroi se oponentët e Bashkimit Evropian e sulmojnë Kosovën për shkak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Problem është që Kosova politikisht atakohet nga të gjithë oponentët e vetë edhe brenda BE-së që dëshirojnë me e portretizu Kosovën si një vend i krimit ku buron krimi i organizuar. Kosovën e sulmojnë edhe për shkak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi kam qenë edhe vetë prezent në shumë takime të BE-së ku na kanë thënë se ne jemi produkt i SHBA-ve dhe ashtu na shohin”.

“Na shohin si produkt të SHBA-ve dhe e kanë një xhelozi ndaj Kosovës. E kanë një dëshirë të mos kemi sukses në asnjërën pikë të raportit”, deklaroi Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat