ATK dhe Dogana e Kosovës intensifikojnë aktivitetet e tyre

Aktuale

ATK dhe Dogana e Kosovës intensifikojnë aktivitetet e tyre

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 13:22
Foto nga takimi

Në takimin e përbashkët mes drejtorit të Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës Agron Llugaliu, u tha që koordinimi i aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore për mbledhjen e të hyrave për Republikën e Kosovës është tejet i rëndësishëm.

Takimi mes drejtuesve të ATK-së dhe Doganës së Kosovës ishte në frymën bashkëpunimit të mëtejshëm, ku kryesisht takimi ishte i orientuar në parandalimin dhe luftimin e evazionit fiskal në vend, dukuri kjo e cila çdoherë duhet trajtuar me prioritet.

“Kujtojmë se së fundi janë organizuar aksione të ndryshme nga dy institucionet, për raste tek të cilat ka pasur dyshime për shmangie tatimore dhe kontrabandim të mallrave. Mes tjerash, Murtezaj dhe Llugaliu biseduan edhe për asistencat teknike të ofruara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në fushat me interes për të dyja institucionet”.

ATK dhe Dogana e Kosovës nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani kanë arritur që të realizojnë objektivat e parapara, por njëkohësisht kanë tejkaluar edhe pritshmërit sa i përket mbledhjes së të hyrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat