“Falja” e tokave të Kosovës/ Ish-kandidati për deputet i LVV-së: Së pari të pastrohet LVV-ja, pastaj tokat t’i kthehen shtetit!

Aktuale

“Falja” e tokave të Kosovës/ Ish-kandidati për deputet i LVV-së: Së pari të pastrohet LVV-ja, pastaj tokat t’i kthehen shtetit!

Nga: N.Sh Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:31
Liri Loshi dhe Albin Kurti

Ish-kandidati i LVV-së për deputet të Kosovës, Liri Loshi, ka reaguar për tokat e Kosovës, të cilat pothuajse janë falur nga pushtetarët e mëhershëm.

Loshi thotë se tokat e privatizuara me çmime të qesharake duhet t’i kthehet shtetit.

Ai kërkon që të konstatohet gjendja reale e blerjes së pronave publike, kush dhe kur e ka bërë atë, si dhe nëse ka pasur shkelje të procedurave të shikohet mundësia e zhvlerësimit të atij ligji përmes Kuvendit të Kosovës.

Ai tutje kërkon që duhet të caktohet përgjegjësia e secilit person që ka qenë i involvuar në shitjen dhe blerjen e tyre.

Mirëpo, përveç kësaj, Loshi kërkon edhe nga LVV-ja që të shikojë nëse ka pasur individë të kësaj partie që janë përfshirë në afera të tilla.

Pas kësaj ai kërkon që mos të kursehet askush nga përgjegjësia.

Postimi i plotë:

Së pari duhet të konstatohet gjendja reale e blerjes së pronave publike, pra a ka pasur ligj përmes të cilit është bërë shitblerja e mijëra hektarëve me çmime qesharake. Kush dhe kur e ka bërë atë ligj dhe në çfarë rrethanash është miratuar.

Së dyti, nëse ka pasur shkelje të peocedurave të rregullta apo rrethana ndikimi dhe presioni të personave autoritativë gjatë bërjes së ligjit, duhet të shikohet mundësia e zhvlerësimit të atij ligji përmes Kuvendit të Kosovës.

Së treti, duhet të caktohet përgjegjësia e secilit person që ka qenë i involvuar qoftë në shitjen, qoftë në blerjen e tokave. Të përgatitet lënda dhe t’i dërgohet prokurorisë.

Së katërti, Vetëvendosje duhet të shohë a ka pasur individë që janë anëtarë të këtij subjekti e qē kanë qenë të përfshirë në çfarëdo mënyre në një aferë të tillë potencialisht korruptive dhe kriminale. Pra, ta pastrojë veten moralisht the politikisht nga njerëzit me të kaluar kirruptive dhe kriminale.

Së pesti, tokat t’i kthehen shtetit dhe të ndodh vlerësimi real i tyre për një proces të ri eventual të privatizimit, ku çmimin e shitjes do ta përcaktonte konkurrenca e blerësve përmes ankandit publik.

Dhe së gjashti, të mos kursehet askush nga përgjegjësia nëse ka elemente të veprës penale.

Kështu ndreqet kjo punë dhe jo duke krijuar tensione të panevojshme në parlament. Qeveria nuk është ajo që duhet të nxisë, por ajo që duhet të ulë tensionet. Populli e ka votuar qeverinë për të vepruar kundër korrupsionit dhe dukurive negative dhe jo për zhurma në parlament. Lufta pra duhet bërë me masa konkrete, me vepra dhe jo me fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat