Thaçi: Po e sakrifikon Kosovën, BE të përjashtohet nga procesi i dialogut me Serbinë

Aktuale

Thaçi: Po e sakrifikon Kosovën, BE të përjashtohet nga procesi i dialogut me Serbinë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 21:53
Jusuf Thaçi

Analisti Jusuf Thaçi thotë se Bashkimi Evropian po e sakrifikon Kosovën për Serbinë për shkak se kjo e fundit është më e fuqishme.

Në këtë aspekt, ai ka propozuar që BE të përjashtohet nga dialogu me Serbinë.

“Unë mendoj se qeveria e Kosovës po të varej prej meje, absolutisht mendoj se është momenti i fundit ku duhet të diskutohet me BE’në dhe të rikonceptohet komplet ose të përjashtohet Bashkimi Europian nga procesi i dialogut Kosovë –Serbi”, tha Thaçi.

“Çka kemi mbërri ne që 10 vjet dialog përmes BE’së, a e kemi zgjidh problemin me Serbinë? A mendoni se kemi me zgjidh në këtë mënyrë diçka”, pyeti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat