Tahiri: VV ka vetëm dy zgjidhje në qytetin e Vushtrrisë

Aktuale

Tahiri: VV ka vetëm dy zgjidhje në qytetin e Vushtrrisë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 23:40
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili vazhdon të jetë në garë për një mandat të dytë si kryetar i kësaj komune ka thënë se me 14 nëntor qytetarët do të zgjedhin një kryetar që ju përgjigjet vetëm qytetarëve të Vushtrrisë.

Ai në emisionin DIREKT foli edhe për kundërkandiatin e tij Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës me të cilin patën pak dallime në vota ku edhe shkuan në balotazh.

"Unë do të vazhdoj të qendroj zot shtëpije në Vushtrri dhe jam i bindur se me 14 nëntor qytetarët e Vushtrrisë do të zgjedhin një kryetar që ju përgjigjet vetëm atyre dhe askujt tjeter,i tillë kam qenë dhe i tillë do të mbetem, dihet se si ka qeverisur PDK-ja deri në vitin 2017 ku vetëm një kompani ka pasur tender mbi 18 milionë euro tender për kohen e kësaj qeversije dhe krejt Vushtrria e di se si është qeverisur nga PDK", tha Tahiri.

Sa i përket nëse do të ketë përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje në balotazh, Tahiri ka thënë se LVV ka dy zgjidhje.

“Lëvizja ka vetëm dy zgjidhje në qytetin e Vushtrrisë, të vazhdojë atë që e kemi nisur bashkë në vitin 2017 për një qeverisje të mirë, apo të rikthejë PDK-në të cilët e degraduan Vushtrrinë për disa vite”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat