Ministrja Haxhiu deklarohet për vërejtjen e BE-së

Aktuale

Ministrja Haxhiu deklarohet për vërejtjen e BE-së

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 00:52
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur për vetingun dhe vërejtjet në Raportin e Progresit për këtë çështje.

Haxhiu tha se ka ‘mungesë të informacioneve për vetingun”.

“Sa i përket çështjes së vettingut unë po e shoh që ka mungesë të informacioneve për faktin se ne tani së voni kemi miratuar një koncept dokument në qeveri dhe tani jemi duke bërë planet për themelimin e grupit që i përgatit amandamentet kushtetuese dhe ligjet për vetingun në sistemin e drejtësisë”, tha Haxhiu.

“E para vetingu s’do të jetë i njëhershëm. Këtu thuhet se do të jetë i njëhershëm çka nënkupton se një herë do të vlerësohen gjyqtarët dhe prokurorët dhe pastaj çka ndodh me ta asgjë askujt. Kjo nuk do të ndodh për faktin se ne planifikojmë veting të njëhershëm dhe të vazhdueshëm dhe të përhershëm”, shtoi ajo.

“Mekanizmat aktual nuk po funksionojnë si duhet, ata duhet të fuqizohen por pasi të bëjmë një verifikim nga mekanizmi i jashtëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve pastaj mekanizmat fuqizohen dhe do të jenë të instaluara përbrenda sistemit të drejtësisë”, tha Haxhiu.

“Ne ia kemi thënë këto shqetësime ambasadorit të BE’së në Kosovë edhe me zyrtarë të lartë të BE’së që kemi pasur takime të përbashkëta dhe ata natyrisht që kanë rezerva për vetingun”, shpjegoi Haxhiu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat