Agolli i LDK-së: Politika ka ngjashmëri me prostitucionin

Aktuale

Agolli i LDK-së: Politika ka ngjashmëri me prostitucionin

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:36
Armend Agolli

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli ende po vazhdon me komente pas rezultatit zgjedhor ku ai doli i treti pas Bedri Hamzë e Agim Bahtirit.

Agolli në llogarinë e tij në Facebook ka cituar një thënie të Ronald Regan ku thuhet se politika ka ngjashmëri me prostitucionin.

Ndryshe, sipas rezultatit të KQZ-së Agolli mori 11,74% të votave në Mitrovicë.

Postimi i plotë:

Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër ….Ronald Regan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat