Asnjë i vdekur nga Covid në Kosovë, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

Asnjë i vdekur nga Covid në Kosovë, ky është numri i rasteve të reja

Nga: G.B Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:55
Ilustrim

21 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.

Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.198 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106. Në total numri i rasteve aktive është 510.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat