Kështu e quan Suma vendimin për anulimin e zgjedhjeve në Han të Elezit

Aktuale

Kështu e quan Suma vendimin për anulimin e zgjedhjeve në Han të Elezit

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 18:04
Rufki Suma

Kryetari i tanishëm i Hanit të Elezit njëherësh edhe kandidat për kryetar në zgjedhjet e 17 tetorit, Rufki Suma, e ka quajtur si vendim të drejt anulimin e zgjedhjeve në këtë qytet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ai ka deklaruar se kishte dëshmi të cilat kanë treguar sipas tij realitetin që ishte në ditën e zgjedhjeve.

“Një vendim i drejtë i bazuar në deklaratën tonë ose ankesën tonë që është vërtetuar edhe nga vet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës që e pranon se i ka vizituar në ditën e zgjedhjeve të gjitha vendvotimet.

Kjo është në kundërshtim me ligjet në fuqi”, ka thënë Suma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat