Me cilat parti do të bëjnë marrëveshje për balotazh? Flet Gaxherri e LDK-së

Aktuale

Me cilat parti do të bëjnë marrëveshje për balotazh? Flet Gaxherri e LDK-së

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:51
Besa Gaxheri

LDK-ja në zgjedhjet komunale ka arritur një rezultat më të mirë zgjedhor.

Kjo parti ka fituar dy komuna, atë të Pejës dhe Lipjanit.

Nga Kryesia e kësaj partie, po thonë se janë duke pritur që ta fitojnë edhe Fushë-Kosovën, pas numërimit të votave të diasporës, pasi që kjo Komunë është thënë se për numër një shifror votash po shkon në balotazh.

Ish-deputetja e kësaj partie, njëherit anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxheri, tha se janë duke punuar që t’i fitojnë të gjitha komunat në të cilat janë në balotazh.

“Ne kemi fituar në 2 komuna. Po presim edhe Fushë Kosova me u konfirmuar që është pa balotazh, përjashtim këtyre tri komunave i kemi edhe 8 në balotazh natyrisht që presim që në të gjitha me fitu dhe për këtë do të angazhohemi maksimalisht”, tha ajo.

Në 21 komuna të Kosovës do të mbahet balotazhi për zgjedhjet komunale, gare e ngushtë pritet që të jetë në Prishtinë dhe Gjilan në mes të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, derisa në Komunën e Hanit të Elezit do të ketë rivotim.

Ndonëse për balotazh disa kandidatë kanë filluar bisedat e para për lidhjen e koalicioneve të mundshme, LDK-ja pritet që një vendim të tillë ta merr në Kryesinë e partisë.

“Ne natyrisht se do t’i marrim vendimet në Kryesi, do ta ketë përgjegjësinë Kryetari duke u konsultuar me Kryesinë dhe organet e partisë. Nuk e kemi një vendim të partisë ende.  Unë nuk dua me dhënë mendimin tim personal se nuk është çështje e mendimit personal. Ne qysh sot kemi marr iniciativë me punu sepse ne e konsiderojmë çdo qytetarë pasi po flasim për Prishtinën që Kryetari të jetë i të gjithëve. Gara po bëhet për komunë dhe ne duhet të kemi koalicion me qytetarët e Prishtinës dhe komunave tjetra”, tha Gaxherri.

Gaxheri tha se LDK-ja e ka kuptuar porosinë e elektoratit dhe ka filluar që të reformohet.

Ajo i ka përmendur reformat që ka bërë LDK-ja që nga rezultati i dobët që pranoi në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Në parti siç e dini të gjithë kemi filluar me reformën me vetë Kryetarin dhe Kryesinë e re dhe pastaj kemi filluar punën edhe ndonëse kemi pasur për ne si subjekt politik shumë pak kohë për tu konsoliduar që nga marsi e deri në ditën e zgjedhjeve punë pa ndërprerë. Në kuadër të kësaj kemi pasur strategjinë, jemi munduar që qytetarëve t’iu ofrojmë në radhë të parë kandidatët për secilën komunë me program konkret dhe me lista të kompletuara”, tha ajo.

LDK-ja do të shkojë në balotazh në 8 komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat