Abdixhiku: Nuk e përkrahim Vettingun pa SHBA-në dhe BE-në

Aktuale

Abdixhiku: Nuk e përkrahim Vettingun pa SHBA-në dhe BE-në

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 23:23
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se subjekti që drejton nuk i jep përkrahje një procesi të Vettingut, në të cilin nuk janë të përfshira SHBA dhe BE.

“Presidenca dhe Qeveria sa kemi informacione nuk janë në një linjë për Vettingun. Por ky proces është i pashmangshëm”, është shprehur Abdixhiku.

“Asnjë proces i Vettingut nuk mund të bëhet pa partneritet me BE-në dhe SHBA-në. LDK nuk jep mbështetje për këtë çështje pa SHBA-në dhe BE-në. Nëse BE është jashtë procesit, atëherë ky proces është fragjil”.

Ai ka theksuar se për ta bërë të mundshëm Vettingun duhet ndryshime kushtetuese gjë e cila nuk mund të bëhet pa opozitën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat