Betohen 180 rekrutët e rinj të FSK-së

Aktuale

Betohen 180 rekrutët e rinj të FSK-së

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 12:15
Rekrutët e rinj të FSK-së

Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, janë betuar 180 rekrutëve të rinj.

Tani ushtarët  e FSK-së u betuan para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

Komandantja Supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se rekurtimi i tyre është një domosdoshmëri për Forcën derisa ka lavdëruar edhe rekurtimin e grave dhe vajzave.

“Si komandante jam krenare që po e shoh përparimin e FSK-së, të ushtrisë sonë që është jo vetëm garancë e jona, por edhe partnere e përgatitur profesionalisht krahas me aleatët tonë stratëgjikë në funksion të paqes kudo që rrezikohet ajo”.

Kurse kryeministri Albin Kurti ka thënë se dita kur po betohen 180 rekrutët e rinj të FSK-së ka një rëndësi të madhe.

“Të dashur rekrutë ushtarë të Republikës së Kosovës, sot për ju, për familjet tuaja, për FSK-në dhe vendin tonë është një ditë e veçantë. Ushtrisë së Kosovës po i shtohen edhe 180 ushtarë të trajnuar, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i shërbyer atdheut dhe për të mbrojtur qytetarët dhe territorin e vendit tonë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat