Sylë Hoxha flet për skandalin e ish-shefit të AKI-së dhe dëshmitarëve të rrejshëm kundër Sadri Ramabajës

Aktuale

Sylë Hoxha flet për skandalin e ish-shefit të AKI-së dhe dëshmitarëve të rrejshëm kundër Sadri Ramabajës

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 20:43
Sylë Hoxha

Ish-prokurori special, Sylë Hoxha, ka mohuar të ketë bërë marrëveshje me Driton Gashin, ish-shefin e AKI-së, për infiltrimin e dy dëshmitarëve të rrejshëm në procesin gjyqësor të organizatës “Syri i Popullit.

Medium zbuloi se si ish-prokurori kishte bërë një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, për infiltrimin e dy agjentëve të AKI-së në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të “Syrit të Popullit”.

Hoxha tha se “këto punë nuk bëhen nën kërcënimin e askujt”. Tha se ka kryer procedurën e përcaktuar si prokuror, sikurse në çdo lëndë tjetër.

“Kurrëfarë marrëveshje nuk kemi bo me askënd e kam zhvilluar proicedurën, janë shkresat e lëndës, janë procesverbalet dhe vendimet. Këto punë nuk bëhen me marrëveshje as nuk bëhen nën kërcënimin e askujt”, deklaroi ai.

Por hulumtimi i publikuar sot dëshmon të kundërtën.

Shkrimi i mediumit zbuloi se ish-prokurori special, Sylë Hoxha në një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë në këtë skandal.

Në janar të vitit 2018, Sylë Hoxha dhe Driton Gashi ishin marrë vesh gojarisht që AKI t’i pajisë me identitete të rrejshme dy zyrtarët të cilët kishin vëzhguar Sadri Ramabajën në restaurantin Panorama në Zllatar më datë 11 mars 2017.

Me ato identitete ishin prezantuar në gjykatë si dy qytetarë të thjeshtë – njëri cigareshitës, e tjetri i papunë. Në janar të vitit 2018, ata kishin dëshmuar rrejshëm kundër Ramabajës dhe të tjerëve në rastin gjyqësor të ashtuquajtur “Syri i Popullit”.

Këto dëshmi mbi të cilat është mbështetur aktakuza janë përdorur më vonë nga ish-presidenti Thaçi për ta akuzuar kryeministrin aktual, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca për lidhje me terrorizmin, përkatësisht organizatën “Syri i Popullit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat