Publikohet raporti 24 orësh me Covid-19, kaq raste të reja u regjistruan

Aktuale

Publikohet raporti 24 orësh me Covid-19, kaq raste të reja u regjistruan

Nga: A.ZH Më: 24 tetor 2021 Në ora: 14:52
QKUK

Edhe gjatë ditës së sotme, nuk është shënuar asnjë viktimë nga Koronavirusi në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar vetëm 13 raste të reja pozitive.

Ndërsa, janë shëruar 21 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

24 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.283 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.205.

Në total numri i rasteve aktive është 456.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat