Vendos Gjykata: Komisionerja e VV-së do të paguajë 1 mijë euro dënimin

Aktuale

Vendos Gjykata: Komisionerja e VV-së do të paguajë 1 mijë euro dënimin

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 15:30
Xhezide Selimi

Kolegjet e Gjykatës Supreme kanë vendosur lidhur me ankesën e Xhezide Selimit, komisioneres së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan. Supremja e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Selimit.

E njëjta do të detyrohet të paguajë dënimin prej 1 mijë eurove.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Xh.S., anëtare e Komisionit zgjedhor në Vendvotimin QV2614/01D nga subjekti politik “Lëvizja Vetëvendosje”, e paraqitur kundër pikës III të vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.630/2021, të datës 20.10.2021”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Kujtojmë se një ditë pas zgjedhjeve lokale, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Internës Kosova, ka parashtruar ankesë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan. Këtë ankesë e pati aprovuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP.

Sipas ankesës, pretendohet se komisionierja e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Xhezide Selimi ka bërë postimin dhe shpërndarjen e materialeve zgjedhore në rrjetin social facebook, ku ka postuar një fotografi duke votuar, ku nëpërmjet të cilës ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë numrin 144.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat