Deputetja e VV-së i kundërpërgjigjet Berat Buzhalës: Kjo Qeveri nuk po ushqehet prej xhepave të popullit

Aktuale

Deputetja e VV-së i kundërpërgjigjet Berat Buzhalës: Kjo Qeveri nuk po ushqehet prej xhepave të popullit

Nga: M.L. Më: 25 tetor 2021 Në ora: 23:05
Tinka Kurti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti i është kundërpërgjigjur gazetarit Berat Buzhala, lidhur me një deklaratë të tij për ngritjen e çmimeve për produktet e konsumit.

Kurti në një postim në Facebook, ia kujtoi Buzhalës një deklaratë lidhur me vrafërinë në Kosovë, të cilën ai e kishte shpallur të mbyllur.

“Buzhala e pat shpallë varfërinë e mbyllur si koment ndaj një shkrimit tim. "Uria është tejkalu me Migjenin', pohonte në një emision të dështun që prej edicionit të parë. Pra emisioni ka qenë humoristik. Ai sigurisht që dështoi se autori nuk e ka atë sens as atë aftësi. Por po e përmend veç me e rikujtu se qysh e ka trajtu çmimin e bukës. Me sarkazmë. Me cinizëm. Kurse tash po e përdor me sulmu politikisht. Kaq është meraku i tij. Prandaj nuk e kapërdin askush si shqetësim të tijin”, u shpreh ajo në Facebook.

Kurti pohoi se në Kosovë ka varfëri dhe për këtë janë të shqetësuara institucionet.

“Në Kosovë ka varfëri. Çmimet janë rritë. Ky është shqetësim i institucioneve. Kjo Qeveri nuk po ushqehet prej xhepave të popullit siç kanë vepru Qeveritë e partive që Buzhala ka qenë pjesë. Buka është e drejta e secilit e secilës”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat