Ja kush po prin nga numërimi i votave me kusht në Fushë Kosovë

Aktuale

Ja kush po prin nga numërimi i votave me kusht në Fushë Kosovë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 21:30
Rezultati KQZ

KQZ ka publikuar sonte rezultatet e votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për Fushë Kosovë.

Burim Berisha nga LDK-ja ka marrë 103 vota, ndërsa Enver Bajçinca nga Lëvizja Vetëvendosje 71.

Rrahim Tërnva nga PDK-ja ka marrë 53 vota, ndërsa Hasan Ismajli i AAK-së ka marrë nëntë vota.

Sipas rezultateve preliminare Burim Berisha prin në komunën e Fushë Kosovës me 49.96 për qind të votave, para Enver Bajçincës me 25.33 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat