8 muaj burg për dhunimin e 15 vjeçares/ Kryetari i Supremes kërkon përgjegjësi disiplinore për gjyqtaren Zatriqi

Aktuale

8 muaj burg për dhunimin e 15 vjeçares/ Kryetari i Supremes kërkon përgjegjësi disiplinore për gjyqtaren Zatriqi

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 13:16
Enver Peci

Dënimin prej vetëm 8 muaj e 8 ditë që shqiptoi gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Pejë, Florje Zatriqi për dhunuesin e 15-vjeçares ngriti reagime të shumta të qytetarëve përçka edhe organet kompetente do të marrin masa në lidhje me këtë vendim.

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë që të adresojë përgjegjësinë disiplinore lidhur me aktgjykimin e gjyqtares Zatriqi.

“Lidhur me rastin e publikuar nëpër portalet e ndryshme të lajmeve për dënimin e të akuzuarit për veprën penale Dhunimi, e që pretendohet se ka pas shkelje ligjore, Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci, bazuar në kompetencat që ia jep Ligji Nr. 06/L-057 Për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës, Armend Berisha që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore si kryetar për të adresuar përgjegjësinë disiplinore lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatën për medie nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Nëpërmjet kësaj komunikate Peci zotohet se çdo rast i dyshimtë, pa përjashtim nga bartësit e funksioneve gjyqësore do të trajtohet në mënyrë efikase dhe të drejtë.

Kryetari i Gjykatës Supreme zotohet se çdo rast i dyshimtë, pa përjashtim, nga bartësit e funksioneve gjyqësore, do te trajtohet ne mënyre efikase dhe te drejtë.

“Kryetari i Gjykatës Supreme zotohet se çdo rast i dyshimtë, pa përjashtim, nga bartësit e funksioneve gjyqësore, do te trajtohet ne mënyre efikase dhe te drejtë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë që edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetente që të rishqyrtojë lëndën penale të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme si[as ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat