Gazetari nga Shqipëria: Është për t’u vlerësuar profesionalizmi i Halil Berishës

Aktuale

Gazetari nga Shqipëria: Është për t’u vlerësuar profesionalizmi i Halil Berishës

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:25
Isa Myzyraj

Redaktori dhe gazetari i Ora News, Isa Myzyraj ka thënë se është për t’u vlerësuar profesionalizmi i ish gazetarit të Infokus-it, Halil Berisha, pasi është marrë për të dëshmuar në Gjykatën Speciale.

Myzyraj ka thënë se është për t’u vlerësuar edhe e gjithë puna e ekipit të Gazetës Infokus dhe kryeredaktorit, Zekirja Shabani.

“Miku im Halil F. Berisha ka dëshmuar në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale. Profesionalizmi i tij është për t’u vlerësuar si edhe i tërë ekipit të Gazeta Infokus dhe drejtuesit të saj Zekirja Shabani  Liria e medias, është thelbësore në demokraci, ndaj Halili si edhe tërë ekipet e gazetarëve kanë bërë punë me profesionalizëm dhe dashuri të për të vërtetën”, ka thënë ai.

Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat