Kërkesa e Pal Lekajt që të shkelet ligji për kompaninë “Matkos” që ta shkatërronte rrugën...

Aktuale

Kërkesa e Pal Lekajt që të shkelet ligji për kompaninë “Matkos” që ta shkatërronte rrugën...

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 20:08
Pal Lekaj

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kërkoi përmes një letre që çështja e kompanisë “Matkos”, të trajtohet me prioritet.

Përkundër që “Matkos” ishte dërguar në Gjykatën Themelore të Ferizajt, për shkak që po kryente punime në trupin e rrugës pa pëlqim, Lekaj e kishte me nguti dhe kërkonte lehtësira për këtë kompani, që ta vazhdonte shkatërrimin e rrugës edhe me letra.

Rrjedhimisht ministri po kërkonte nga sekretari ta shkelte ligjin për një kompani që tashmë kishte një rast në gjykatë.

“Duke qenë se, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit brenda fushëveprimit dhe kompetencave, konform kushtetutës dhe ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës, për të qenë afër secilit qytetarë dhe sektorë dhe për të krijuar lehtësira dhe mundësi për zhvillimin e ekonomisë, investon në zhvillim, rehabilitim dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore, konform kësaj duhet të përkrahim dhe të inkurajojmë zhvillimin  energjetik të vendit, pasi kjo siguron furnizim stabil me energji dhe bënë Kosovën vend atraktiv për investitor të brendshëm e të jashtëm e cila është synimi edhe i Qeverisë së Kosovës”, kishte shkruar Lekaj në letrën e tij drejtuar ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica.

Lekaj përvec që kërkonte lehtësira për “Matkos”, ishte edhe i prerë që të trajtohen me prioritet shkresat e kësaj kompanie.

“Kërkojmë nga ana e juaj që si komision i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i MIT, të shqyrtoni me prioritet kërkesën e ripërsëritur për të disatën herë, të palës “Matkos Group” dhe të njëjtës t’i ktheni përgjigje bazuar në çka u tha më lartë dhe brenda afatit ligjor”.

Pas kësaj, nuk vonon shumë, Reçica, duke shkelur ligjin, vendos t’i lëshonte pëlqim “Matkos”-it që tashmë rrugën ta prishte me letra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat