Ish-këshilltari i Thaçit, pas kërcënimit të Kurtit: Tregoni dikush që 14 nëntori nuk është si 14 shkurti

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit, pas kërcënimit të Kurtit: Tregoni dikush që 14 nëntori nuk është si 14 shkurti

Nga: A.ZH Më: 28 tetor 2021 Në ora: 00:44
Adil Behramaj

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka komentuar rastin e kërcënimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Behramaj ka kërkuar që Kurtit t’i tregohet se “14 nëntori nuk është si 14 shkurti”, duke thënë se këto nuk funksionojnë më, përcjell Bota sot.

“E me një “kërcënim” që Albin Kurti deklaronte se e ka marrë prej atij grupit fantom “Garda Vullnetare Shqiptare”, a dinë kush çka ka ndodhur? Prej kur ishte publikuar asokohe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ky rast u harrua. Tregoni dikush që 14 nëntori nuk është si 14 shkurti. Nuk funksionojnë më këto!”, ka shkruar Behramaj në një postim në Facebook.

Forca të shumta të Njësisë Speciale, u panë mbrëmjen e së mërkurës tek shtëpia e kryeministrit, pas marrjes së informatave se i njëjti është kërcënuar./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat