KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, 21 komuna shkojnë në balotazh

Aktuale

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, 21 komuna shkojnë në balotazh

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 07:25
KQZ

(E plotësuar 13:39) - Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave që u mbajtën më 17 tetor. Gjatë shpalljes së rezultatit pati polemika mes anëtarëve të KQZ-së nëse duhet të shpallen rezultatet në komunën e Hanit të Elezit dhe Ranillug.

Sipas rezultatit përfundimtar, 17 komuna janë bërë me kryetarë në raundin e parë, kurse 21 të tjera shkojnë në balotazh më 14 nëntor.

Komunat që janë bërë me kryetarë janë: Mitrovica e Jugut ku ka fituar Bedri Hamza nga PDK, Peja me kryetar Gazmend Muhaxherin e LDK-së, Leposaviqi me kryetar Zoran Todiq nga Lista Serbe, Lipjani me Imri Ahmetin e LDK-së, Deçani me Bashkim Ramosaj AAK, Novobërda me Sasa Milosheviq nga Lista Serbe, Skenderaj ku zgjedhjet i ka fituar Fadil Nura nga PDK, komuna e Shtërpcës ku ka fituar Dalibor Jevtiq nga Lista Serbe, Suhareka me kryetar Bali Muharremaj i AAK-së, Ferizaj ku kryetar është zgjedhur Agim Aliu nga PDK-ja, Zubin Potoku me kryetar Srdjan Vuloviq nga Lista Serbe, Zveçani është fituar nga Dragisha Miloviq i Listës Serbe, Graçanica ku ka fituar Liljana Subariq nga Lista Serbe, Ranillugu është fituar nga Katarina Ristiq nga Lista Serbe, Parteshi nga Dragan Petkoviq nga Lista Serbe, Mitrovica Veriore nga Milan Radojeviq i Listës Serbe dhe Hani i Elezit që është fituar nga Mehmet Ballazhi i PDK-së.

Ndërkaq komunat që do të shkojnë në balotazh janë Gjakova, Drenasi, Gjilani, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Fushë Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Shtime, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha, Hani i Elezit dhe Kllokoti.

Anëtarët e KQZ-së shprehën dilemat e tyre lidhur me shpalljen e rezultateve të komunës së Hanit të Elezit, për të cilën procesi është ende në kontest gjyqësor.

Ishte anëtari Alim Rama, i cili tha se nuk është në rregull që të vazhdohet me miratim të rezultatit për këtë komunë.

Rama: Nuk duhet të shpallim rezultatet për komunën e Hanit të Elezit

“Unë mendoj që pasi ankesa është në proces, ne nuk duhet të shpallim rezultatet dhe të vendosim për rezultatin. Askush nuk e kontestoj rezultatin, por është ankesa. Unë jam kundër votimit të rezultatit përderisa nuk kalon afati ligjor”, tha ai.

Por mendim tjetër ndau Arianit Elshani, i cili tha se me këtë votim u hapet rrugë edhe asamblistëve, e nëse ka ndonjë ankesë tjetër tha se mund të ndryshojë rezultatin.

Elshani: Po më duket tendencioze që të ndalet Hani i Elezit nga publikimi i rezultateve

“Po më duket tendencioze tash edhe në këtë mbledhje të ndalet kjo komunë nga publikimi i rezultateve përfundimtare, kur ndoshta në ora 3 apo 4 ne kemi mundur që të gjitha këto t’i shpallim veç e veç. Unë insistoj që kjo të jetë brenda, që çfarëdo vendimi që merr Gjykata Supreme mund të largojë këtë rezultat”, tha Elshani.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se sipas një shkrese nga Gjykata Supreme, rezultati i kësaj komune mund të shpallet ndërkohë që nuk mund të certifikohet.

Radoniqi: Mund të shpallim rezultatin e zgjedhjeve në Han të Elezit

“Nga Gjykata Supreme e kemi një shkresë tjetër, të cilët thonë se ‘Rezultati për Hanin e Elezit nuk mundet të certifikohet’. Pra, ne sot vetëm jemi duke e bërë shpalljen dhe nuk jemi duke certifikuar. Ne nuk dimë a do të parashtrohet ankesa apo jo, po supozojmë që mund të parashtrohet, por ne nuk jemi duke bërë certifikimin. Andaj, unë mendoj që ne mund ta bëjmë shpalljen. Kjo të jep të drejtë ankese 24 orë prej shpalljes”, tha Radoniqi.

Edhe Sami Kurteshi nga Vetëvendosje u shpreh se nuk është i bindur nëse rezultati i komunës së Hanit të Elezit duhet të shpallet apo të certifikohen.

Kurteshi kundërshtoi shpalljen e rezultateve përfundimtare për Ranillug që është fituar nga Katarina Ristiq - Lista Serbe me 100 për qind të votave, për çka dha edhe arsyet e veta.

Kurteshi: Në Ranillug ka pasur presion të Serbisë

“Pa marrë parasysh që këto janë vota të vendosura në kuti, kjo është shenjë e një presioni që ka bërë një shtet, bashkë me një parti në një komunë të caktuar të Republikës të Kosovës. Këtu ka pasur kundërkandidat, dhe nga vetë fjalët e qytetarëve të Ranillugut, ky kundërkandidat është detyruar të tërhiqet me dhunë”, tha Kurteshi.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar Gordana Laban Zuviq, e cila tha se Kurteshi ka fakte, atëherë duhet t’i paraqesë ato në Prokurori.

Zuviq - Kurteshit: Dorëzoni dëshmitë dhe kjo pastaj të hetohet

“I nderuari koleg, unë nuk pajtohem me ju, por nëse ju keni fakte se ka pasur presion, ju e cekët më parë, që ‘kushdo që e hedh gurin të thotë ndaj kujt e ka hedhur gurin’, ju dorëzoni dëshmitë dhe kjo pastaj të hetohet”, tha ajo.

Ndërkaq kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, bëri të ditur se rezultatet e nëntë vendvotimeve në rinumërim, janë dorëzuar dhe janë përfshirë në rezultatin përfundimtar. Sipas tij, rinumërimi tregoi se ka pasur vetëm disa gabime të vogla teknike apo njerëzore.

Ndërsa përshpejtim të shpalljes së rezultateve për asamblenë komunale, kërkoi anëtari i KQZ-së, Florian Dushi.

Partitë politike kanë afat 24 orë të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP lidhur me rezultatet përfundimtare.

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, 21 komuna shkojnë në balotazh

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave që u mbajtën më 17 tetor.

Sipas këtij rezultati, në balotazh do të shkojnë Gjakova, Drenasi, Gjilani, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Fushë Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Prizreni, komuna e Shtimes, Suhareka, komuna e Vitisë, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha, Hani i Elezit, komuna e Kllokotit.

Ndërsa, Mitrovica e jugut, Peja, Leposaviqi, Lipjani, Deçani, Novobërda, Skenderaj, komuna e Shtërpcës, Suhareka, Ferizaj, Zubin Potoku, Zveçani, Graqanica, Parteshi, Mitrovica e veriut tashmë kanë zgjedhur kryetaret e saj.

Anëtarët e KQZ-së shprehën dilemat e tyre lidhur me shpalljen e rezultateve të komunës së Hanit të Elezit, për të cilën procesi është ende në kontekst gjyqësor.

Lidhur me këtë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se sipas një përgjigjeje nga Gjykata Supreme, rezultati i kësaj komune vetëm do të shpallet e nuk do të certifikohet.

"Rezultati për komunën e Hanit të Elezit nuk do të certifikohet, por vetëm do të shpallet. Sipas shpalljes, Mehmet Ballazhi kalon në raundin e parë", tha ai.

Ai shpalli edhe rezultatet përfundimtare të të të gjitha komunave tjera, e të cilat u miratuan.

"Komuna e Deçanit nuk shkon në raund të dytë, Bashkim Ramosaj del fitues në këto zgjedhje për kryetar komune. Komuna e Gjakovës shkon në raundin e dytë ku do të garojnë Mimoza Kusari Lila dhe Ardian Gjini. Në komunën e Gjilanit në raund te dytë shkon Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni. Në komunën e Istogut në balotazh do të përballen Ilir Ferati dhe Bekë Berisha. Komuna e Klines shkon në balotazh. Në komunën e Kamenicës. Në Mitrovicën e Jugut kryetar është zgjedhur Bedri Hamza, i cili ka kaluar në raundin e parë. Komuna e Podujevës do të shkojë në balotazh, me kanidatët Shpejtim Bulliqi nga LVV dhe Ekrem Hyseni nga LDK. Komuna e Prishtinës do të shkojë në raundin e dytë ku do të përballen Arben Vitia (42.54 përqind) dhe Përparim Rama (29.17 përqind). Në komunën e Prizrenit në raundin e dytë me kandidatët Mytaher Haskuka dhe Shaqir Totaj. Komuna e Skenderajt kalon me kryetar Fadil Nurën nga PDK. Komuna e Shtimes shkon në raundin e dytë. Komuna e Suharekës kalon në raundin e parë më kryetar Bali Muharremaj. Komuna e Ferizajt kalon në raundin e parë me fitues Agim Aliun. Komuna e Vushtrrisë shkon në raundin e dytë me kandidatë Xhafer Tahiri dhe Ferit Idrizi", tha ai.

Radoniqi tha se partitë politike kanë afat prej 24 orësh që të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP lidhur me rezultatet përfundimtare.

Kurse përshpejtim të shpalljes së rezultateve për asamblenë komunale, kërkoi anëtari i KQZ-së, Florian Dushi.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale 2021.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se në rezultatet përfundimtare janë përfshirë edhe rezultatet e votave pas rinumërimit të 8 vendvotimeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se këto institucione kanë vendosur për të gjitha ankesat, me përjashtim të çështjes së komunës së Hanit të Elezit, e cila akoma nuk ka përfunduar së shqyrtuari.

Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë zhvillohet në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Image
Image

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale 2021.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se në rezultatet përfundimtare janë përfshirë edhe rezultatet e votave pas rinumërimit të 8 vendvotimeve.

Në raundin e parë 17 komuna janë bërë me kryetarë, ndërsa 21 komuna tjera do të shkojnë në balotazh më 14 nëntor.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të tetorit. Shpallja e rezultateve pritet të bëhet në orën 10:00.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishin certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Ndryshe, shuma komuna kanë shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’i ka fituar votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat